Zjarri në malin e Shëngjinit, mbrëmjen e 27 korrikut 2024

Lezhë/ Zjarri në malin e Shëngjinit vijon, operacioni për shuarjen e flakëve nisi sërish sot! Vatër edhe në malin e Rencit

28 Korrik, 08:52| Përditesimi: 28 Korrik, 10:15

  • Share

Lezhe- Zjarri i rënë prej ditës së djeshme në malin e Shëngjinit vijon të jetë aktiv por pa problem pwr banesat. Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor i ndihmuar edhe nga 50 forca ushtrie kanë punuar deri në orët e vona të mbrëmjes për shuarjen e flakëve por pa mundur ta vënë nën kontroll.

Operacioni për shuarjen e flakëve nisi mëngjesin e sotëm. Aktualisht nuk përbën rrezik për zonën e banuar dhe është vënë nën kontroll. Problem ngelet pjesa e vatrës së zjarrit nga ana veriperendimore e qytetit, pasi pylli është kryesisht me pishë të lartë dhe  i dendur.

Aktualisht kjo vatër zjarri po mbahet nën monitorim nga 3 mjete të forcave zjarrfikëse Lezhë, 1 i Portit Shëngjin, dhe 1 mjet i FA, me personelin përkatës. Sipas planit në këtë vatër zjarri po operojnë krahas forcave bashkiake të djeshme dhe 50 efektiv të ushtrisw.

Ndërkohë vatra e zjarrit vijon të jetë aktive edhe në malin e Rencit, pranë fshatit Malecaj, njësia administrative Balldren, bashkia Lezhë, por nuk përbën problem për zonën e banuar.

Një grup nga njësia njësia administrative Balldren po monitoron zjarrin për të mos u afruar në  drejtim të banesave. Në ndihmë po punojnë dhe një grup vullnetarësh nga fshati.

Bazuar në raportimet e fundit të drejtuesit të operacionit të bashkisë Lezhë, ky zjarr kishte dalë jashtë kontrollit, duke rritur përmasat dhe duke ju afruar shtëpivet të fshatit Mal i Rrencit, njësia Shëngjin. Për të bërë të mundur vënjen nën kontroll të kësaj vatre zjarri, i cili po u afrohet shtëpive të fshatit Mal i Rrencit, lagjia Margjonaj, Njësia Shëngjin, kemi kërkuar mbështetje me 50 efektiv të FA, për ditën e nesërme. Gjithashtu në këtë vatër në lartësi të malit të Rrencit, ( në kufi me Qarkun Shkodër, do të operojë dhe  një grup prej 3 vetash të AdZM, Lezhë .

Ndërkohë zjarri i rënë mbrëmë në Gjadër dhe në në kodrat e qytetit të Laçit, janë fikur.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?