Kronikë

Zjarri në Malin e Thatë, era zgjeron vatrën gjatë natës, preket Parku Kombëtar i Galiçicës! Kërkohet ndihmë nga Ohri

1 Shtator 2021, 09:30| Përditesimi: 1 Shtator 2021, 09:45

  • Share

POGRADEC- Zjarri i rënë prej 4 ditësh në Malin e Thatë në Pogradec vijon të përhapet për shkak të erës, ndërsa fakët gjatë natës kanë prekur edhe Parkun Kombëtar të Galiçicës. Nëse vijon me këto ritme dhe pa ndërhyrje, rrezikon prekja e pyllit në pjesën e Maqedonisë së Veriut.

Mëngjesin e sotëm një grup prej 10 vetash ka shkuar që në orët e para të mëngjesit drejt vatrës, ndërsa janë nisur edhe punonjës të zjarrfikëses, emergjencave civile, ndërmarrjes së punëve publike, nga zonat e mbrojtura dhe vullnetarë, banorë të zonës.  Zjarri po i afrohet pyjeve me dushk, ndërsa është kërkuar ndihmë edhe në komunën e Ohrit .

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm nga barinjtë për kullota të reja, por ende nuk ka persona përgjegjës të arrestuar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?