Zjarri në Malin e Thatë

Zjarri në Malin e Thatë, janë djegur 200 hektarë! Nesër pritet ndërhyrje nga ajri

11 Gusht, 21:24| Përditesimi: 11 Gusht, 21:46

  • Share

1723404352_maliithate.JPG

Zjarri i ardhur nga territori i Maqedonisë së Veriut ditë më parë duke prekur territorin tonë në Malin e Thatë vijon të jetë aktiv.

Zjarri është në një territor të thyer dhe në një distancë të largët nga zonat e banuara.

Sipërfaqja e djegur është 150-200 hektarë por lajmi i mirë është se sipërfaqja më e madhe e prekur nga zjarri është kullotë dhe në një sipërfaqe të vogël është prekur kurora e gjelbër.

Prej orës 05:30 të mëngjesit të sotëm të gjitha forcat janë angazhuar në terren.

Gjithashtu në zonë kanë qenë edhe prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole me drejtorin e Përgjithshëm për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin në Ministrinë e Brendshme, Arben Cara.

Në terren ditën e sotme kanë zbritur mbi 80 forca, te shërbimit të MZSH-ve, të Forcave të Armatosura te Repartit Ushtarak Drenovë (Korçë), atyre të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor, etj.

E gjithë sfida është që të mos preket bimësia e lartë, forcat po bëjnë të pamundurën për të izoluar flakët dhe ngushtuar perimetrin.

Dje u sigurua ndërhyrja nga ajri me helikopterin Cougar dhe dy avionë të dërguar nga pala maqedonase ndërkohë që ditën e nesërme pritet sërish një ndërhyrje tjetër nga ajri.


Lajmi kryesor:

Prej 5 ditësh zjarr në Malin e Thatë, rrezikohet Parku i Prespës në Korçë! 80 forca në terren, nesër do të ketë ndërhyrje nga ajri


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?