Pamje nga zjarri i djeshëm në Krastë

Kronikë

Zjarri në ‘mushkëritë’ e Elbasanit, shkak 'dora e Zotit'! Policia: ‘Faji’ i qirinjve, u ndezën në vendin e shenjtë në Krastë

18 Qershor, 11:34| Përditesimi: 18 Qershor, 11:38

  • Share

Elbasan- Zjarri që ra në kurorën e Elbasanit, në kodrën e Krastës ditën e djeshme, ka pasur si shkaktar ndezjen e disa qirinjve nga besimtarët në vendin e shenjtë që ndodhet në këtë zonë.

Ky është konkluzioni i ekspertëve piroteknikë dhe zjarrfikësve pas shqyrtimit të vatrës, teksa flakët u shuan edhe me ndërhyrjen e forcave të Ministrisë së Mbrojtjes pasditen e djeshme.

Por autori mbetet ende i panjohur, teksa dyshohet se një prej qirinjve ose është rrëzuar, ose shkëndija e tij prej erës i ka vënë zjarrin ‘mushkërive’ të Elbasanit.

Sipërfaqe të konsiderueshme me pyll pishash e shkurresh u dëmtuan nga flakët, teksa u parandalua në kohë përhapja e tyre e mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në lagjen "Emin Matraxhiu", dyshohet se pas ndezjes së qirinjve në një vend të shenjtë në Krastë, aksidentalisht është djegur një sipërfaqe toke pyjore”, tha Policia vendore pas hetimeve paraprake.      

Po sot (18 qershor), specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. M., 48 vjeç, pasi akuzohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është shkrumbuar një sipërfaqe toke.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?