Kronikë

Zjarri në oborr merr përmasa katastrofike, digjen qindra pemë ulliri dhe frutorë në Rrogozhinë (VIDEO)

14 Korrik, 09:57| Përditesimi: 14 Korrik, 10:03

  • Share

Një sipërfaqe e konsiderueshme ullishte dhe pemë frutore janë djegur për shkak të një zjarri që mori përmasa të mëdha si pasojë e erës së fortë.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Rrogozhinë, në lagjen Shimve.

Autori i dushuar, sipas policisë, është 41-vjeçari Iljaz Rusta, i cili ndezi zjarr në oborrin e një banese pëe djegien e mbeturinave.

Por për shkak të erës së fortë, zjarri mori përmasa të mëdha duke djegur qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 hektarë bimësi.

Autori u identifikua brenda pak orësh nga policia dhe u vu në pranga nën akuzën e “shkatërrim me zjarr i mjedisit pyjor”.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi, si dhe u rrezikuan banesat përreth, Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit se në lagjen e Shimve, bashkia Rrogozhinë, kishte rënë zjarr dhe ishte përhapur në një sipërfaqe të madhe, menjëherë kanë shkuar në zonën ku kishte rënë zjarri dhe vijuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e shërbimeve të Policisë, pas disa orësh, bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, pas disa minutash, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi për veprën penale "Shkatërrimi me zjarr i mjedisit pyjor", i autorit të dyshuar, shtetasit I. R., 41 vjeç, banues në Rrogozhinë. 

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ka qenë duke punuar në oborrin e një banese dhe ka ndezur zjarr aty, për djegien e mbeturinave. Si pasojë e erës së fortë, zjarri është përhapur shpejt duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi rreth 10 ha, qindra pemë ulliri dhe pemë frutore, si dhe ka vënë në rrezik serioz përfshirjen nga flakët, të banesave përreth.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos shkaktojnë zjarr në asnjë rast, pasi do të përballen me ligjin.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nga sot sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni?