Zjarri në pallatin te ‘ish-parku i Autobusëve, shefi i zjarrfikëses: Flakët nisën në katin e dytë dhe u përhapen! Flakët u izoluan, dëme të mëdha

14 Shtator 2023, 17:12| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 17:37

  • Share

 

Drejtori i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj ka dhënë detaje për zjarrin që ka rënë në pallatin 10-katësh në tiranë në zonën e ish-parkut të autobusëve. Goxhaj tha për mediat se paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur nga një banesë në katin e dytë dhe më pas është përhapur. Sipas tij, shkak për përhapjen e flakëve në përmasa të mëdha është bërë fasada e pallatit. Goxhaj theksoi se nuk ka banorë të dëmtuar, ndërsa flakët po izolohen.

Goxhaj tha se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe se do të komunikohen pas hetimeve. 

“Në këtë moment situata e zjarrit është në kontroll. Po shkon drejt izolimit. Pjesa lindore ka përfunduar më shpejt. Po vazhdojmë me vatrën e fundit të zjarrit. Ka marrë përmasa të shpejta. Ka qenë diku në kation e dytë dhe është përhapur me shpejtësi deri në tarracë. Jemi interesuar për qytetarë të ndodhur dhe kemi bërë fillimisht evakuimin. Nga kontrollet që kemi bërë bashkë me policinë, nuk na rezulton të kemi qytetarë të dëmtuar. Zjarri ka bërë dëm të madh dhe po shkon drejt izolimit. Në këtë moment nuk nuk mund të flasim për shkakun e zjarrit as rezultate përfundimtare. Do jemi këtu për të siguruar që mos të kemi humbje të jetës së qytetarëve. Zjarri ka qenë në pjesën e jashtme të objektit. Dyert janë të blinduara, për momentin nuk i verifikojmë dot. Të dëmtuara banesa janë vetëm ato që kanë pasur hapur dritaret. Për momentin dallojmë vetëm dy hyrje të dëmtuara, pjesa tjetër duhet të verifikohet.

Fasada ka përhapur vatrën e zjarrit. Vetëm pak që janë dëmtuar nga ana e frymëmarrjes, kanë marrë ndihëm e parë dhe s’kemi zjarrfikës të dëmtuar për momentin. Situata është në kontroll”, tha Goxhaj.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Pallati 10-katësh te ish-Parku Autobusëve përfshihet nga flakë të mëdha, izolohen pas 3 orësh! Shoqërohet në polici administratori


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?