Ministria e Mbrojtjes njofton se Greqia i është përgjigjur kërkesës së Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Shqipërisë me një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrat e zjarrit në Fier.
"Falenderojmë fqinjët tanë, për ndihmën në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile", thuhet në njoftimin e ministrisë.
Lajmi kryesor:
Prej 6 ditësh në flakë, vijon ‘beteja’ me zjarrin në pyllin e Pishporos në Fier dhe në Darëzezë! Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë me avion për ndërhyrje nga ajri
B.K/ReportTv.al