Zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë, kryebashkiakia për Report Tv: Kemi vetëm 2 zjarrfikëse pa autoshkallë, pritëm që të vinte nga Fieri

26 Dhjetor 2023, 10:48| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 11:17

  • Share

LUSHNJË- Mungesa e një autoshkallë bëri të vështirë shuarjen e zjarrit, dje në qendrën tregtare ‘Metropol’ në Lushnjë, zjarr i cili përfshiu edhe banesat e dy pallateve ngjitur. Për Report Tv, kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa tha se bashkia e Lushnjës ka vetëm dy mjete zjarrfikëse, e se kërkoi ndihmë në Fier, pasi është e vetmja bashki në qark që posedon zjarrfikëse me autoshkallë.

‘Dje jam njoftuar rreth orës 2 e 30 jam njoftuar për zjarr në qendrën Metropol. Menjëherë kam njoftuar bashkitë e tjera të qarkut të Fierit. Pasi bashkia Lushnjë disponon 2 mjete zjarrfikëse por asnjë prej tyre nuk është me autoshkallë. E vetmja bashki e qarkut që disponon mjet me autoshkallë është ajo e bashkisë së Fierit. Më pas Emergjencat Civile të Prefekturës, në mënyrë që të kishim ndërhyrje sa më të përjetë,, qëllimi ishte të evakuimin njerëzit. Duke qenë ditë feste qendra ishte me shumë vizitorë.’- tha Sefa.

Sefa nënvizoi se 15 zjarrfikëse kanë qenë në terren dhe 2 mjete u bashkuan nga Forcat e Armatosura.

‘Rreth 15 mjete zjarrfikëse kanë qenë në terren, pasi u riaktivizuar zjarri erdhën edhe 2 mjete nga Forcat e Armatosura. E rëndësishëm është që në i evakuuam të gjithë personat dhe nuk pati asnjë problematikë.’- u shpreh kryebashkiakia.

Banorët, banesat e të cilëve u përfshinë nga flakët, do të akomodohen në konviktet e shkollës mekanike. Kryebashkiakia Sefa tha se në të dyja kullat pranë qendrës tregtare janë rreth 91 apartamente dhe se nga të dhënat që kanë marrë në terren, aktualisht jetojnë 20 familje. Sipas kryebashkiakës ato janë kontaktuar në mënyrë që tu ofrohet ndihma e nevojshme’

‘Situata është në kontroll. Dua të falënderoj edhe spitalin e Lushnjës për një gatishmëri të shpejtë. Mbas orës 1 janë larguar nga spitali ato që ishin të shtruar. Tani stafi i bashkisë është duke kontaktuar me të gjithë banorët që banojnë në dy kullat e Metropolit, në mënyrë që t’i japim ndihëm e nevojshme në rast se ata do të kenë nevojë të akomodohen në një ambient derisa objekti ku ata banojnë të bëhet i banueshëm. Në të dy kullat janë rreth 91 apartamente nga të dhënat që kemi marrë deri tani janë 20 familje që banojnë ,të tjerët janë emigrant. Stafi i bashkisë po komunikon me këto familje në mënyrë që tu japim ndihmën e nevojshme.’- u shpreh kryebashkiakia për Report Tv.

Sa i takon verifikimit të dëmeve, Sefa tha se do të bëhet nga emergjencat e bashkisë, dhe më pas do të behet kompensimi.

‘Ky është një proces që e ndjek policia dhe prokuroria. Grupi i emergjencave të bashkisë do të shkojë të bëjë verifikimin e dëmeve në banesa.’- tha Sefa.

Aktualisht forcat zjarrfikëse të Lushnjës janë brenda qendrës tregtare dhe po punojnë për shuarjen e çdo vatre zjarri. Sipas Sefës po bëhet krehja e gjithë objektit në mënyrë që mos të ketë problematika.

‘Të gjitha shërbimet zjarrfikëse, por edhe policia e shtetit ishim në terren për të vazhduar fikjen e zjarrit edhe në vatrat përfundimtare. Edhe aktualisht që po flasim shërbimi zjarrfikës është renda godinës duke fikur vatrat përfundimtare që mos të kemi rrezikshmëri tjetër. Po i bëhet një krehje gjithë objektit në mënyrë që mos të kemi problematika.’- tha ajo.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/12/2023 02:30

    Kemi dy satelite,por nuk kemi dy autoshkalle zjarrefikesish dhe nje hidrant tek kendi i rruges,se nuk po flasim per kushtet e sigurise brenda nderteses.Shpenzojme buxhet bashkie per te zbukuruar qytetin me peme,drita e xhingla te tjera per feste,ne vend qe me ato para te ishin blere me mire nje ose dy autoshkalle! Dje ishte dite feste,dyqanet ne shume vende te botes perendimore ishin te mbyllur,tek ne makuteria per fitim nuk njeh as pushim,as feste duke rrezikuar jete bleresish e punonjesish e duke bere qe zjarrfikesit te humbnin kohe te cmuar duke kerkuar bleres,ne vend qe te kerkonin e shuanin vatra zjarri!

    Përgjigju
  • Linda: 26/12/2023 19:14

    Kam pershtypjen qe kjo kryetarja duhet te japi automatikisht doreheqjen!Shqiperia ka ndihmuar ne shuarjen e zjarreve ne Greqi dhe kjo thot gjithe ai qytet ka vetem 2 zjarrefikse me mungesa! Shume shume turp!

    Përgjigju
  • Tri: 26/12/2023 13:01

    Sa paskeni pritur qe te vije?

    Përgjigju
  • Ps lushnje: 26/12/2023 12:53

    Se kuptoj zjarrfikese qe shkon pa uje. Pa autoshkalle. Zjarrfikese qe sfikin dot nje zjarr ne kat te 3 dhe 4. Po pse marin rrogen 30 socialista ne kte repart qe nuk sherben per asgje.

    Përgjigju
  • P. Hajdini: 26/12/2023 12:33

    Kur do t'i detyroni miqte tuaj biznesmene te zbatojne Ligjin dhe te investojne realisht e seriozisht per instalimin e sistemeve te antizjarrit kudo ne vendet, ndertesat e kapanonet e punes dhe ne qendrat tregtare qe te shpetejone sa investimin e tyre aq edhe jetet e njerezve?

    Përgjigju
  • ilir: 26/12/2023 12:29

    Kjo eshte nje ndertese e re si ka mundesi qe te mos ketesistem hidrante per shuarjen e zjarrit...??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?