Zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë, pronarët e dyqaneve me lot në sy: Katastrofë, 500 familje ushqeheshin këtu! Humbëm miliona lek mall

26 Dhjetor 2023, 09:46| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 10:41

  • Share

Me lot në sy kanë përshkruar momentet pronarët e dyqaneve që ndodheshin qendrën tregtare ‘Metropol’ në Lushnjë. Ata u shprehën për Report Tv se zjarri u ka shkaktuar shumë dëme, ndërsa mallin s'e kanë të siguruar.

Një nga tregtaret e përshkruan si të llahtarshme momentin kur nisi zjarri. 

‘Ça të them si mund të përjetohet. Në momentin që ra zjarri po merrnin furnizimin. Zjarr zjarr.. pastaj filloi u mbush me tym tregu poshtë e dolëm më vrap. Fëmijët që kërkonin ndihmë... llahtar.’- tha një tregtare.

Një tjetër tregtare tha se sapo ishte dalë nga qendra, ndërsa shtoi se fatmirësisht nuk kishte humbje në njerëz.

‘Sa kishim dalë! Nuk dimë asgjë për momentin. Shumë keq! Shyqyr që nuk pati humbje në njerëz. Një punë kolosale është bërë nga të gjithë njerëzit.’- u shpreh një tjetër.

50 milionë lekë thotë një tregtare tjetër është dëmi që i është shkaktuar.

‘Mua më është djegur komplet dyqani 50 mln lekë dëm’- tha një tregtar.

Ndërsa një tjetër tregtar tha se janë 500 familje që ushqehen në atë qendër.

‘Jam në katin e parë. Jo nuk u përfshi nga zjarri kati parë. Flaka agravoi doli jashtë kontrollit. Të gjitha ndikuan. Nuk e kemi siguruar mallin. Është dëm katastrofik. Zjarrfikësit kur erdhën me automjete që kishin nuk kishin lartësinë e përshtatshme. 500 familje ushqeheshin këtu.’-u shpreh një tregtar në qendër.


Lajmi kryesor:

Lushnjë/ Zjarri në qendrën tregtare ‘Metropol’, dyshohet se nisi nga një dyqan këpucësh! Nisin hetimet! Zjarrfikësit pa autoshkallë


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?