Zjarri në qendrën tregtare të Lushnjës, Goxhaj apel banorëve të bllokuar: Mos hapni dyert, prisni t'ju evakuojnë ose dilni në tarracën e pallatit

25 Dhjetor 2023, 17:32| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 18:39

  • Share

Shkëlqim Goxhaj, shefi i zjarrfikësve në Tiranë nëpërmjet një lidhje skype për “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv dha detaje mbi zjarrin që përfshiu qendrën tregtare “Metropol” që prej orës 14:40 të ditës së sotme.

Sipas tij, dyshimet janë se zjarri mund të ketë ardhur nga mbinxehja e kutisë eletktrike brenda qendrës tregtare.

“Në këto momente nuk mund të quhet shkëndojë elektrike por këto zjarre shkaktohen nga mbingarkesa e pajisjeve. Këto zjarre vijnë si pasojë e mos përballimit të fuqisë elektrike nga ana e kutisë elektrike”- u shpreh Goxhaj.

Ndërsa duke folur për situatën aktuale, Goxhaj u shpreh se nga Tirana kanë mbërritur 4 automjete zjarrfikëse me 12 zjarrfikës të cilët me aspiratorë do të bëjnë të mundur pastrimin e tymit.

Sa i takon mundësisë që brenda pallatit shumëkatësh të ketë ende banorë të bllokuar, shefi i zjarrfikëses së Tiranës ka dhënë disa këshilla për personat që dyshohet të jenë ende brenda të apartamenteve.

“Po punohet me fikjen e zjarrit. Situata më problematike është si pasojë e tymit. Duhet kujdes me evakuimin e qytetarëve, mos të lëvizin nga apartamentet e tyre por të presin ekipet.  Kemi edhe aspiratorë që do ndihmojnë në pastrimin e tymit dhe situatnë do ta përmirësojmë. Këshilla është që në objekte të tilla asnjëherë nuk duhet hapur dera kryesore por të vendosin rroba të lagura poshtë derës në mënyrë që tymi mos të futet në brendësi të banesave.  Ata që janë në katet e sipërme të pallatit duhet të dalin në tarracë dhe të qëndrojnë aty derisa të vijnë forcat zjarrfikëse”- shtoi ai.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodra: 26/12/2023 09:55

    Prej ne tirane e bere ekspertizen , oobobo cfar specialisti.

    Përgjigju
  • Llaqi: 25/12/2023 20:49

    Po nga do dalin per ne tarace apo nga oxhaku ? Institucione te degraduara . Hajduta pafund

    Përgjigju
    • Or tej: 26/12/2023 07:10

      Mire qe tarracen nuk e paskan privatizuar or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?