Bota

Zjarri në qiellgërvishtësen 'Torre del Moro' nga keqfunksionimi i një kondicioneri! Flakët e para filmohen një qytetar

30 Gusht 2021, 12:44| Përditesimi: 30 Gusht 2021, 12:50

  • Share

Zjarri që përfshiu ditën e djeshme qiell-gërvishtësen në Milano, ka ngritur shumë diskutime në vendin fqinjë. Mungesa e një sistemi funksional alarmi, mungesa e sigurisë , ka bërë që autoritetet të fillojnë hetimet.

Mediat italiane bëjnë me dije se një video amatore e një qytetari, mund të shërbejë për të kuptuar origjinën e flakëve.

Imazhet e konsideruara si "shumë të rëndësishme" sepse ato tregojnë tym që del nga ballkoni i apartamentit në katin e 15 -të dhe disa sekonda më vonë flakët shpërthejnë duke përfshirë një pjesë të madhe të fasadës.  Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë mosfunksionimi i një kondicioneri.

Në momentin e zjarrit apartamenti në katin e 15 -të ishte bosh dhe në fakt video nuk tregon praninë e njerëzve, as britmat e banorëve.

Ndërkohë që ditën e sotme autoritetet kanë bërë të ditur se ekziston rreziku i shembjes, pasi temperaturat mund të kenë minuar ngushtësinë e kafazit të jashtëm metalik.

"Torre del Moro", një ndërtesë luksoze 15-katëshe në Milano u përfshi nga flakë të mëdha pasditen e djeshme. Banorët e pallatit u evakuan menjëherë, ndërsa mes tyre ishte edhe fituesi i Sanremos, Mahmood, i cili jetonte në katin e nëntë të ndërtesës.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?