Në Komisionin e Shëndetësisë, ministrja Albana Koçi zbuloi se 30 mln lekë janë alokuar për kthimin në funksion të urgjencës së QSUT. Ministrja thekson se ka nisur puna për rehabilitimin që pritet të përfundojë brenda muajit maj.
Koçiu tha se nuk është e vërtetë që urgjenca e QSUT është totalisht janë funksionit, por bëhet fjalë vetëm për hemodinamikën.
“Pati një dëmtim në nivel dhome teknike, po bëhen hetimet, pastaj do jemi në gjendje për të thënë kush janë masat që duhet të marrim. Kjo nuk tregon që investimet që janë kryer aty nuk janë investime me standarde. Falë protokolleve në ndërtim nuk kishte dëme në jetë njerëzore dhe përhapje të zjarrit, nuk kemi as dëmtime në infrastrukturë. Kemi vetëm djegie të pjesshme të kabujve që kanë nxjerrë jashtë funksioni pjesën e imazherisë, por s’ka dëmtim të pajisjeve biomjekësore. Po kryhet investimi për ta kthyer investimin, 30 mln lekë është vlera që i është dedikuar. Ka marrë oponencën përkatës nga ekspertët që garantojnë se do kthehet puna. Përfundon brenda muajit maj, sot fillojnë punimet aty.
Bëhet fjalë vetëm për hemodinamikën e ndarë në spitalin Memorial të Fierit, Shefqet Ndroqi dhe Shkodër! Kemi 800 raste të pritura në Shefqet Ndroq, 314 në Fier dhe 67 në Shkodër. Do duhet të theksoj se pranë QSUT merret shërbimi i urgjencës, 900-100 raste në ditë, nuk është e vërtetë që urgjenca është komplet jashtë funksionit.
Kemi marrë masa për të paraprirë këtë situatë duke filluar alokimin e fondeve që të bëhen procedurat përkatëse dhe ta rikthejmë në funksionim”, tha Koçiu.
Lajmi kryesor:
Zjarri në urgjencën e QSUT, 30 milionë lekë rehabilitimi! Ministrja Koçiu në Komisionin e Shëndetësisë: Brenda majit kthehet funksioni
SI.E.//ReportTv.al