Zjarri në Shëngjin, Pjerin Ndreu sfidon Policinë e Shtetit: Ishte i qëllimshëm, asnjë i ndaluar

4 Shtator, 22:00| Përditesimi: 4 Shtator, 22:26

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka sfiduar Policinë e Shtetit duke deklaruar se zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm, por autori ende nuk është identifikuar.

“Ka persona të papërgjegjshëm që vënë zjarrin arsyet s’mund t’i them dhe nuk i di përsa kohe s’ka njeri të ndaluar”.- tha Ndreu.

Kryebashkiaku e bëri këtë deklaratë gjatë mbledhjes së fundit të këshillit bashkiak, kur u përball me akuzat e opozitës për mungesë logjistike në shërbimin e zjarrfikëses.  Ndreu mori në mbrojtje, zjarrfikësit por jo policët. 

Deklarata e tij shkon edhe kundër Taulant Ballës, i cili në ditën e fundit si Ministër i Brendshëm do të deklaronte se zjarri ishte i paqëllimshëm.

 “Sipas vleresimit paraprak të policisë së shtetit nuk kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme. Sepse dihet në këto raste duhet të bëjmë gjithçka të gjejmë autorin”.- tha Balla në 30 korrik.

Në fund të muajit korrik, Rana e Hedhun në Shëngjin u përball me zjarre masive në pyje dhe kullota, ku u dogjën plotësisht 30 hektarë me pisha dhe bimësi të rrallë. Veç dëmeve në mjedis, flakët dogjën pjesërisht 3 banesa dhe 1 lokal veror në plazh.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?