Zjarri në Shëngjin, Pjerin Ndreu: Një nga situatat më të vështira që kemi kaluar! Pritet sërish ndërhyrja helikopterë

31 Korrik, 10:46| Përditesimi: 31 Korrik, 10:56

  • Share

 

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka dhënë një intervistë për mediat lidhur me zjarrin që përfshiu Shëngjinin gjatë gjithë ditës së djeshme, 30 korrik.

Ndreu e cilësoi si një nga ngjarjet më të vështira, por falë angazhimit të të gjjithë Shqipërisë gjendja u mbajt në kontroll.

“Ka qenë një situatë nga më të vështirat që kemi kaluar. Ka qenë një rrezik shumë i madh për shkak të një percipetimi të jashtëzakonshëm, për shkak të erës së fortë, disa vatrave të vogla u bënë të mëdha. Falë angazhimit të gjithë Shqipërisë, forcat zjarrfikëse nën drejtimin e drejtorit të shërbimit të zjarrfikësive Arben Cara, stafit të tij është bërë e mundur që gjendja të mbahet në kontroll, të mos kemi dëme në njerëz, por dëme të vogla në biznese. Nëse nuk do të punohej pa pushim për 48 orë do të ishte një histori e trishtë”, tha Ndreu.

Më tej kryetari i bashkisë shtoi se po vijon ndërhyrja edhe për vatrat më të vogla, pasi mund të riaktivizohen për shkak të erës.

“Po trajtojmë edhe vatrat më të vogla, presim helikopterë, të ribëjmë një rivlerësim të disa vatrave që nuk janë aktive, por historia tregoi që me erën mund të riaktivizohen. Jemi të gjithë këtu, me zjarrëfikësit e Tiranës, Durrësit, Fierit,Beratit dhe të gjithë Shqipërisë. Po punojmë edhe me operatorët turistikë për ta netrualizuar, sepse tek disa ka pasur shok psikologjik, panik te disa pushues, por tani këto janë gjëra të tejkaluara”, përfundoi ai.


Lajmi kryesor:

Report Tv sjell PAMJET me DRON, pasojat nga zjarri në Shëngjin! Tokë e shkrumbuar dhe pisha të djegura, dëmet që mbetën pas


Xh.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?