Zjarri në Vaun e Dejës përhapet në drejtim të Lezhës! Rrezikohen zonat e banuara

27 Gusht, 15:31| Përditesimi: 27 Gusht, 22:42

  • Share

Zjarri i rënë prej dy ditësh në pyjet e Vig Mnelës në Vaun e Dejës, është përhapur ditën e sotme në territorin e Bashkisë Lezhë.

Sipas informacioneve të Report Tv, flakët e përhapura në disa drejtime për shkak të erës së fortë po rrezikojnë malin e Kreshtës, i cili ka një bimësi të denduar dhe kërcenohen edhe zonat e banuara.

Për shkak të terrenit të thyer malor deri tani ka munguar ndërhyrja dhe autoritetet lokale pritet të kërkojnë ndihmën e qeverisë për ndërhyrje nga ajri, pasi situata mund të dalë jashtë kontrollit.

 

Ora 22:39
Vijon situata e vështirë me zjarret në Lezhë, shfaqen disa vatra në Malin e Velës dhe në masivin pyjor të Fanit në Mirditë

1724791120_zjarrinelezhe.jpg

Vijon të jetë e vështirë situata e krijuar nga zjarret në Qarkun e Lezhës. Gjatë orëve të pasdites janë shfaqur dhe disa vatra të tjera zjarri konkretisht në Malin e Velës në Lezhë dhe në masivin pyjor të Fanit në Mirditë.

Në të dy rastet flakët janë përhapur në disa drejtime, ndërsa është e pamundur ndërhyrja nga toka për shkak të terrenit të thyer malor.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?