Korçë-Një zjarr ka përfshirë sot njëbanesë në Korçë. Incidenti mësohet se ka ndodhur në katin e parë të një pallati në lagjen 14 të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja së bashku me ambulancën e policinë.
Për shkak të tymit të përhapur, kjo situatë ka shkaktuar panik banorët e pallatit.
"Ne këtu e morëm vesh, ishim në shtëpi, kur dolëm, zjarr-zjarr, morëm zjarrfiksen në telefon, e pyetëm të zotin e shtëpisë se si ishte puna, ai tha dola nga shtëpia për të shkuar të marr bukë dhe kur kthehem shikoj zjarr. Dolën të gjithë erdhi dhe zjarrfiksja. Ne u frikësuam se u bë gjith tym dhe zjarr, mezi nxorëm plakën, ai është i vetmuar,gjynah, dy fëmijët i ka në burg, dy djem, del fshin rrugët.
Çfarë do bëjë ai me 200 mijë tani? Mbeti fare, ne e ndihmonim,me ndonjë drekë a çfarë të mundnim,ai është kothere gjynah,ku e gjeti te ai?! Është njeri pa njeri”, tha një banor i pallatit për Report Tv.
Ndëekohë një banor tjetër tha se si pasojë e tymit një grua u asfiksua dhe u transportua në spital.
"Ne e morëm vesh qëparë që ka rënë zjarr tek një shoku jonë, ky është njeri pa njeri,fëmijët i ka brenda, pa grua është,i vetmuar. Kur morëm vesh ne erdhi zjarrfikësja. Thonë që shkëndije elektrike se këta janë pallate që në kohën e Enver Hoxhës që në 72-shin,tela të vdekur janë.
U frikësuam të gjithë. Erdhi ambulanca mori një zonjë këtu e çuan në spital se u mbyt nga tymi një pallat i tërë. Ne dolëm të gjuthë jashtë,i lutemi qeverisë të ndihmojë zotërinë se është i vetmuar", tha një tjetër.
Komente
