Zjarri përfshin Durrësin dhe Elbasanin, në fshatin Mirakë po përparon drejt banesave

28 Korrik 2020, 20:56| Përditesimi: 28 Korrik 2020, 21:06

  • Share

Zjarr i përmasave të mëdha ka rënë tek Shkëmbi i Kavajës. Në vendngjarje kanë mbërritur i 4 mjete nga Durrësi, 2 nga Kavaja dhe një nga Porti.

Nga zjarri janë djegur 10 hektarë shkurre dhe ullinj, ku falë ndërhyrjes u bë e mundur fikja e tij, para se të arrinte banesat. Po punohet për të zbuluar shkakun e rënies së këtij zjarri, gjersa Drejtoria e MZSH Durrës u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregohen të përgjegjshëm në këto dite te nxehta.

Gjithashtu një tjetër zjarr ka përfshirë një kodër në fshatin Mirakë të Elbasanit prej disa orësh. Deri më tani nuk duket asnjë ndërhyrje nga zjarrfikësja e Elbasanit duke bërë që zjarri të përparojë në drejtim të zonës së banuar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?