Kronikë

Zjarri në Përmet, digjen 23 hektarë kullota e pyje në Ballaban e fshatin Kutal! Terreni thepisur nuk lejon ndërhyrjen e zjarrfikëses, flakët deri në kufi me Beratin

31 Korrik 2021, 18:11| Përditesimi: 1 Gusht 2021, 07:18

  • Share

Pas situatës kritike me zjarret në Vlorë, një vatër është aktivizuar edhe në Përmet. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe në kullotave dhe pyjeve në fshatin Kutal dhe Ballaban në zonën e Përmetit. Zjarri është aktivizuar pasditen e sotme, ndërsa terreni i thepisur dhe i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

Aktualisht zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore, por flakët e favorizuara edhe nga era po përhapen me shpejtësi duke dalë jashtë kontrollit, aq sa flakët po shfaqet deri në kufi me qytetin e Çorovodës dhe Beratit. Deri tani zjarri ka djegur 23 hektarë kullota dhe pyje, ndërsa flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi. Deri me tani nuk është marrë asnjë masë paraprake për shuarjen e flakëve si pasojë e terrenit të thepisur. Edhe në këtë zonë kërkohet ndërhyrja nga ajri përmes helikopterëve që sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë në remont.

Situatë mjaft problematike me zjarret është krijuar edhe në Vlorë, ku prej 10 ditësh tashmë flakët djegin hektarët të tërë në Karaburun e Tragjas. Ndërkohë, pasditen e sotme, një zjarr përfshiu edhe Xhyherinë. Në terren janë angazhuar 30 zjarrëfikës të Vlorës, 8 të zonave të mbrojtura dhe ushtarët e Poshnjës.

Për shkak të terrenit të thyer dhe malor marrja nën kontroll e zjarrit bëhet mision i pamundur përkundrejt edhe mjeteve që disponojë zjarrfikësit  teksa shfaqen në këto pamje vetëm me lopata dhe shkurre për të shuar flakët gjigante.

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qobani: 01/08/2021 07:44

    Aspak nuk asht e dobishme me u kthy krenaria në tragjedi,dimni që shkoj bora e freskoj Tiranen pas tri dekadave,tani zjari po shkrumon kullosat,KRIJUSI I GJITHSIS i ka tgjitha tpa shterrshme, rregullat i dini,me ja ba hyzmetin për me fitu shiun,reklamat nuk bajn punë,pse spo punoni ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?