Zjarri përfshin ndërtesën e parlamentit në Afrikën e jugut, dhjetëra zjarrfikëse në vendngjarje, flakët jashtë kontrollit (VIDEO)

2 Janar 2022, 08:45| Përditesimi: 2 Janar 2022, 11:43

  • Share

Një zjarr i madh ka përfshirë ditën e sotme parlamentin e Afrikës së Jugut, në qytetin Cape Town. Ende nuk duhet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por dhjetëra zjarrfikës po luftojnë me flakët në vendin e ngjarjes.

Foto që vijnë nga parlamenti i Afrikës së Jugur tregojnë një shtëllungë tymi të zi që po ‘pushton’ qiellin. Flakët vijnë disa orë pas funeralit shtetëror të Kryepeshkopit Desmond Tutu në Katedralen e Shën Gjergjit , pranë Parlamentit.

Një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës së qytetit k araportuar se flakët ende nuk janë në kontroll, madje muret kanë pësuar çarje.

“Zjarri nuk është nën kontroll dhe janë raportuar çarje në muret e ndërtesës”, tha ai.

Zjarri ka nisur nga një zyrë në katin e tretë të parlamentit ndërsa po përhapet në të gjithë ambientin e tij.

Shtëpitë e Parlamentit në Cape Town përbëhen nga tre seksione, me më të vjetrat që datojnë në 1884. Seksionet më të reja të ndërtuara në vitet 1920 dhe ato të 1980 për Asamblenë Kombëtare.

Parlamenti i Afrikës së Jugut 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?