Zjarri përfshin ullishten në Patos, digjen 300 rrënjë, vatrat rrezikojnë banesat (VIDEO)

22 Korrik 2020, 17:24| Përditesimi: 22 Korrik 2020, 17:53

  • Share

FIER-Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në ullishtat e fshatit Ruzhdije në Patos të Fierit, ku janë djegur rreth 300 rrënjë ullinj.  Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe policia e rendit. Masa të përforcuara erdhën nga Fieri, Patosi dhe Avari. Afër vatrave të zjarrit ndodhen disa banesa duke rrezikuar djegien e tyre.

Sipas komandantit të zjarfikëseve Patos, Alket Halimi, forcat zjarrfikëse janë përqendruar në vatrat e zjarrit që ndodhen në afërsi të banesave dhe puna për eliminimin e zjarrit vazhdon ende.

1595431588_zjarrfier.jpg

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?