Kronikë

Zjarri përpin çatinë e pallatit trekatësh në Peshkopi, panik te banorët! Dëme të shumta materiale (VIDEO)

27 Gusht, 08:55| Përditesimi: 27 Gusht, 13:20

  • Share

Dibër- Një zjarr i madh përfshiu një pallat trekatësh në qendër të Peshkopisë, duke shkrumbuar të gjithë çatinë e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:10 të mëngjesit të sotëm.

Flakët kanë nisur nga kati i tretë i pallatit dhe janë përhapur me shpejtësi. Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të zjarrfikësve, çatia është dëmtuar e gjitha si dhe u prekën disa apartamente.

Por efektivët penguan përhapjen e flakëve më tej, teksa banorët u evakuan dhe nuk pati të lënduar në njerëz.

Dëmet janë vetëm në materiale. Vatra e zjarrit shkaktoi panik te banorët, ndërsa mbeten ende të panjohura shkaqet e rënies së tij.

Njoftimi i Policisë së Dibrës:

"Rreth orës 02:10, në qytetin e Peshkopisë, ka rënë zjarr në një apartament në katin nr 4, të një pallati, ku si pasojë zjarri është përhapur edhe në disa apartamente të tjera që ndodheshin në këtë kat. Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë evakuuar banorët e pallatit, si dhe kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit".

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?