Zjarri 'përpin' pemët në Kashar, bëhet ndërhyrje nga ajri për të shuar flakët

17 Gusht 2020, 17:32| Përditesimi: 17 Gusht 2020, 18:58

  • Share

Një vatër zjarri është ndezur në zonën e Kasharit, pranë fshatit Kus. Si pasojë e zjarrit janë djegur një sërë pemësh dhe bimë të tjera në këtë zonë.

Burime për "Report Tv", bëjnë me dije se zjarri ka dy orë që është ndezur, ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje.

Pas dy orësh luftë me flakët, zjarrfikësit kanë arritur që të shuajnë vatrën e zjarrit. Është dashur edhe ndërhyrja nga ajri për të kontrolluar zjarrin. Helikopteri i Forcave të Armatosura, i specializuar për zjarret, ka mbushur ujë në një liqenin e zonës për të shuar flakët. 

Nga fotot e publikuara, vihet re se zjarri ka lënë pas sipërfaqe të mëdha të djegura, shumë pemë janë djegur dhe bari është tharë plotësisht.

Akoma nuk bëhen të ditura rrethanat e ndezjes së zjarrit, nëse ka qenë i qëllimshëm apo është ndezur për shkak të temperaturave të larta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?