Zjarri përpin pyjet në Krujë, flakët rrezikojnë varrezat e dëshmorëve dhe banesat përreth (VIDEO)

12 Gusht 2020, 15:19| Përditesimi: 12 Gusht 2020, 17:49

  • Share

KRUJË- Një zjarr i fuqishëm ka rënë në Krujë duke përpirë pyjet. Mësohet se deri tani flakët e zjarrit kanë djegur mbi 10 hektarë pyje.

Vatra e zjarrit ndodhet në afërsi të varrezave të dëshmorëve në Krujë, ndërkohë që zjarri vazhdon akoma.

Nëse nuk bëhet lokalizimi i flakëve rrezikohen disa banesa, të cilat ndodhen në afërsi të vatrës së zjarrit. Për të neutralizuar zjarrin po punojnë dy zjarrfikëse, ajo e Krujës dhe zjarrfikësja private në Nikel. Fatkeqësisht deri tani janë djegur mbi 1000 rrënjë ullinj e pisha. Në ndihmë të zjarrfikëseve kanë shkuar disa bote uji për t'i furnizuar në vend zjarrfikëset.

Sipas ekspertëve zjarri është vendosur në mënyrë të qëllimshme..

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?