Zjarri pranë azilit në Fier, të moshuarit rrëfejnë tmerrin: Tymi ishte si vullkan! Ishim me fat që nuk ra natën

30 Nëntor 2023, 11:51| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 14:24

  • Share

FIER- Një ditë pas zjarrit masiv, pranë shtëpisë së të moshuarve në Fier, po kryhen riparimet dhe lyerja e godinës. Fatmirësisht nga incidenti nuk ka asnjë të lënduar dhe të moshuarit por rikthehen në strehën e tyre pas një ditë të vështirë, ku u ndjenë të rrezikuar për jetën.

Për Report TV ata kanë rrëfyer momentet e vështira. Ata treguan se fatmirësisht zjarri nuk ndodhi gjatë natës pasi situata mund të kishte marrë përmasa tragjike. Sipas njërit prej tyre incidenti ndodhi nga një shkëndijë elektrike.

'Patën vështirësi për të dalë njerëzit. Kemi nxjerrë njerëz me batanije. Shyqyr që nuk patëm të vdekur. Ishte gjë e mirë që na ndodhi ditën dhe jo natën. Shpëtuam. Erdhi drejtoria erdhi zjarrfikësja na nxorën jashtë. Ndodhi një incident elektrik, jashtë. Nuk dola dot nga dera jashtë. Ishte e mbushur me tym. S’kemi pasur flakë vetëm tym. Kemi vajtur te spitali kam fjetur ne reanimacion.’- tha një prej tyre.

Një i moshuar tjetër tha se ngjarja ishte e papritur e se tymi u bë si një vullkan.

‘Kam dalë deri përtej nga shkallët. Duke u mbajtur në hekura se nuk shikoja dot. Ishte shumë tym gjitha ajo blozë. Shkuam në spital me urdhër të kryetarit të bashkisë. Mirë vajtëm. Ishte një ngjarje e papritur ndodhi në një kohë me ditë pasi të ishte natë do të ishte tragjedi e madhe. Erdhi nga jashtë u bë një ty mi madh si vullkan.’- u shpreh një tjetër.

Ndërsa një prej tyre tha se është i kënaqur me trajtimin që u bëhet aty.

‘Na u gjetën pranë të gjithë. Jemi të kënaqur. U qetësuam që mbrëmë. Na morën shkuam në spital. Vetëm tymi erdhi nga jashtë. Kalojmë shumë mirë me respekt.’- tha një prej tyre.

Flakët që përfshinë të mërkurën (29 nëntor) një shtëpi private, pranë godinës së azilit dyshohet se u shkaktuan nga rrjeti i amortizuar elektrik. Ato u përhapën dhe në verandën e azilit, por policia dhe zjarrfikësja ndërhynë në kohë. Disa të moshuar, me probleme shëndetësore u transportuan me ambulancë për shkak të asfiksisë. Ndërsa të tjerët u transportuan me makina shtetërore drejt Spitalit të Fierit, i cili u kthye për një natë, në vendstrehim për 51 të moshuar!

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?