Kronikë

Zjarri përfshin dy fshatra në Cakran, shkrumbohet një banesë e dëmtohen ullishtet (VIDEO)

8 Gusht 2019, 15:15| Përditesimi: 8 Gusht 2019, 17:09

  • Share

 Dy vatra zjarri kanë përfshirë zonën e pyllit në fshatin Vreshtas dhe në fshatin Gjorgos të njëjsisë administrative Cakran, ku një banesë është djegur ndërsa rrezikojnë disa të tjera. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Patosit, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të tyre. Në krye të Operacionit është Shefi Mzsh Patos, Alket Halimi.Zjarri është ndihmuar edhe nga temperaturat e larta.

Ndërkohë që digjen disa hektarë pyje, shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ku nuk përjashtohet edhe mundësia e një zjarrvënie të qëllimshme për të hapur kullota të reja. Kujtojmë se në këtë zonë ka patur zjarr edhe katër ditë më parë por që u shua nga zjarrfikësit.

Si pasojë e këtij zjarri janë djegur edhe disa rrënjë ullishtet ndërsa situata më e rëndë është në fshatin Vreshtas pasi në Gjorgos zjarri është shuar.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?