Bota

Zjarri shkatërron ishullin Guanaja të Hondurasit, qindra të evakuuar

3 Tetor 2021, 05:48| Përditesimi: 3 Tetor 2021, 05:49

  • Share

Një zjarr i madh në ishullin turistik të Honduranit Guanaja është vënë nën kontroll nga autoritetet, pasi shkatërroi dhjetëra shtëpi dhe detyroi qindra banorë të evakuoheshin.

Të paktën tre persona u plagosën nga zjarri, i cili filloi në orët e para të së shtunës, thanë zyrtarët.

Ishte e paqartë se si filloi zjarri i cili mori përmasa të frikshme.

Guanaja, me një sipërfaqe prej vetëm 19 km katrorë është një nga tre Ishujt Bay të Hondurasit dhe të ardhurat e saj kryesore janë nga turizmi.

Pamjet dramatike tregojnë një re të madhe tymi të zi që ngrihet nga ishulli, ndërsa shtëpitë janë përfshirë nga flakët.

"Ne nuk mund ta ndalojmë atë. Është e pakontrollueshme, ”tha Mireya Guillen, nënkryetarja e ishullit.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?