Zjarri në magazinën e paletave, në Lushnjë

Kronikë

Zjarri shkrumboi magazinën e paletave në Lushnjë, Policia: Shkak ishte shkëputja e telave elektrikë të tensionit!

27 Gusht 2024, 12:29| Përditesimi: 27 Gusht 2024, 12:56

  • Share

Lushnjë- Zjarri që shkrumboi një magazinë paletash dhe lënde drusore mbrëmjen e djeshme (26 Gusht) në Lushnjë, ra si pasojë e një shkëputjeje të telave elektrikë të tensionit, e shkaktuar kjo si dinamikë natyrore e motit të keq, me erë të fortë dhe stuhi.

Policia vendore konfirmoi sot zyrtarisht dyshimin e arsyeshëm për shkakun, duke shtuar se hetimet po vijojnë nga ekspertët e piroteknikës dhe zjarrfikëses, në bashkëpunim me Prokurorinë.

“Për zjarrin e rënë në një magazinë në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, ku mbahej lëndë drusore, informojmë se nga hetimet e deritanishme rezulton se shkaku i zjarrit ka qenë këputja e telave elektrik të tensionit, në afërsi të magazinës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale dhe ekonomike, por për fat të mirë nuk pati viktima. Vatra u përhap shpejt edhe për shkak të lëndës së parë të djegshme.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:35, në vendin e quajtur “Qafa e Sokolit” në Lushnjë, në biznesin e një fabrikë përpunimi lëndësh drusore e specializuar në prodhimin e paletave.

Për shuarjen punuan zjarrfikësit e Lushnjës, Rrogozhinës, Peqinit dhe Divjakës, të cilët kanë izoluar flakët e mëdha dhe nuk i kanë lejuar të përparojnë drejt lagjes së banuar ngjitur me biznesin.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?