Zjarri shkrumbon një banesë në lagjen ‘Uznovë’ në Berat! Familja mbetet në qiell të hapur

30 Gusht, 07:40| Përditesimi: 30 Gusht, 08:03

  • Share

Një zjarr ka rënë në orët e vona të mbrëmjes (29 gusht) në lagjen ‘Uznovë’ në Berat. Zjarri është shfaqur në katin e dytë të banesës dy katëshe në pronësi të shtetasit Sejdin Likollari.

8 personat e kësaj familjeje, që jetonin në këtë banesë, ndodheshin në katin e parë. Kur kanë pikasur tymin dhe zjarrin, që ra në katin e dytë të banesës kanë njoftuar menjëherë repartin e zjarrfikëses.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët zjarrëfikës, që për  një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur lokalizimin e  flakëve dhe fikjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit është shkrumbuar totalisht kati i dytë i banesës.

Ndërkohë që dëmet materiale, të shkaktuara në banesë janë të mëdha. Kryefamiljari Sejdin Likollari, deklaron se zjarri mori përmasa të mëdha menjëherë dhe ishte e pamundur ta fiknin, edhe pse u përpoqën vetë me zorra e kova me ujë. Ai pohon se dëmet janë të mëdha dhe se djali me familjen e tij tashmë ndodhet në qiell të hapur.

Burime nga zjarrfikësit në vendngjarje dyshojnë se zjarri mund të  jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?