Kronikë

Zjarri shkrumbon një biznes privat tek ‘Shallvaret’ në Tiranë

22 Mars 2019, 23:39| Përditesimi: 23 Mars 2019, 07:34

  • Share

Pas zjarreve që shkrumbuan disa sipërfaqe në Kodrat e Selitës dhe në Ishëm të qytetit të Durrësit ku fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz por vtëm në bimësi. Ndërkohë gjatë mbrëmjes një zjarr ka përfshirë kodrën e Dervenit në afërsi të fshatit Kamberas të Fushë-Krujës. Zjarri i rënë rrezikonte të afrohej pranë një banese që ndodhet në këtë kodër.

Një tjetër vatër zjarri është shënuar në zonën e 'Shallvareve' në Tiranë, ku zjarri nuk ka kursyer as një biznes privat. Zjarri ka qenë i fortë dhe është dashur ndërhyrja e menjëhershme e forcave të zjarrfikësve. Nga flakët në zonën e Shallvareve nuk është lënduar asnjë person por ka dëme materiale.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?