Prokuroria e Tiranës regjistroi procedim penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” për zjarrin në Urgjencën e Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’.
Ky procedim penal, është regjistruar pa persona në hetim, për të hetuar mbi zjarrin e rënë në katin e parë të Urgjencë së Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’ në orët e para të mëngjesit të 11 shkurtit 2024, informoi sot prokuroria e Tiranës
Nga ana e prokurorisë është urdhëruar administrimi i të gjitha provave për të dokumentuar shkakun dhe vlerën e dëmit të shkaktuar, si dhe personat përgjegjës për shkaktimin e dëmit.
Me administrimin e akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare.
Ndërkohë nga akt-ekspertiza e cila u zbardh dy ditë më parë nga Report Tv e shqiptarja.com mësohet se shkak i zjarrit që ra në katin -1 të Urgjencës së Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” u bë një keqfunksionim i baterive. Akt ekspertiza nxjerr e konsideron zjarrin aksidental.
Zjarri detyroi autoritetet të transportojnë në spitale të tjera p acientët dhe evakuojnë personalin shëndetësor, u bë një keqfunksionim i baterive.
për çfar vete psa një muaji ?????
Përgjigju