Shqipëria shkon në finalen e madhe të 17 majit në Eurovision.
Performanca spektakolare gjatë garës parafinale dha rezultatin e saj me një kalim të këngës “Zjerm” dhe Shkodrën Elektronike në finalen e Eurosong.
10 shtetet finaliste të gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025, janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Poloni, San Marino, Estonia, Portugali, Ukraina.
Nata e parë e Eurovisionit u karakterizua nga energji dhe emocione, mes të cilëve edhe Shqipëria. “Zjerm” solli një kombinim të simbolet kombëtare dhe koncepti skenik i frymëzuar nga legjenda e Rozafës krijuan një moment magjik.
Artistët finalistë, përfshirë Shqipërinë, do të rikthehen në skenë më 17 maj, për të garuar për trofeun e Eurovision 2025.
Menjëherë pas mbarimit të spektaklit dhe votimit, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama me një video-postim të performimit të grupit dhe një mesazh në rrjetin social.
“Zjerm në finalen e 17 majit në Eurovision! SHNDRIT, SHNDRIT, SHNDRIT!”, shkruan kryeministri, duke e shoqëruar edhe me disa emoji zjarri e qielli me yje.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me një postim në rrjetin social shprehu mbështetjen e tij dhe apeloi për shqiptarët që të votonin për këtë këngë.
“Të dashur vëllezër e motra shqiptar kudo që jeni, votoni për Shkodrën Elektronike! Vazhdo me shndrit, shndrit, shndrit!”, shkruan Kurti.

Komente
