OSHEE

Kronikë

Disa zona në Tiranë në ‘black out’ për gati 7 orë, rikthehet energjia elektrike, morën flakë kabujt elektrikë në Shkozë

5 Mars, 14:39| Përditesimi: 5 Mars, 22:18

  • Share

TIRANË- Është rikthyer energjia elektrike në zonën e Shkozës në Tiranë, e cila prej 7 orësh mbeti pa energji elektrike, për shkak të flakëve që përfshirë kabujt elektrik në nënstacionin ‘Traktora’.

Lidhur me këtë në një reagim të bërë për mediat, OSHEE tha se për objektet e rëndësisë së veçantë si spitalet, furnizimi me energji elektrike u krye përmes linjave alternative.

"Për shkak të flakës në kanalin e kabllove 20kV të një prej fiderave të NST Traktora, sot rreth orës 13.27, janë stakuar për masë sigurie çelësat 20kV të transformatorit duke lënë pa tension NST Traktora.

Menjëherë u morën masat për shuarjen e flakëve ndërsa për objektet e rëndësisë së vecantë si spitalet, furnizimi me energji elektrike u krye përmes linjave alternative.

Grupet e avarisë së Tensionit të Lartë janë në terren dhe po punojnë për eleminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjitha zonat e mbetura pa tension si pasojë e stakimit të energjisë", thuhet në njoftim.

Energjia elektrike u rikthye në në zonat: Farkë, zona e Senatoriumit, Lundër, Sauk/ Vilat Gjermane, Vilat Amerikane, Varrezat e Dëshmorëve, Vëllezërit Kondi, Qyteti Studenti (pjesërisht), Zona pranë ish-Ndërtim Miniera, Rr “Gani Domi”, pallatet pranë Maternitetit te Ri, “Hasan Sufa”, zona pranë Spitalit Iranian,  “Ali Demi”,  rrugët “Qemal Stafa”, “Sadik Petrela”, “Telendini”, “Ali Baushi”, “Ramiz Treni, “Alibal Basha, “Idriz Dollaku”, “Salini Vica”, “Zonja Curre”, “Shyqeri Ishmi”, “Fatmir Haxhiu”, “Mustafa Matoiti”, “Lek Dukagjini”, “Ismail Qemali”, “Rruga Budi”, Depot e Ujit, “Mihal Grameno” dhe “Todi Shkurti”,  tek Shkolla e Bashkuar, tek Ali Demi dhe pallatet Kontakt, zona te Depo Uji dhe Mihal Grameno, Xhamlliku dhe zona te Shkoza.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, mendoni se Parlamenti i ri do të jetë më cilësor?