Në zonën e godinave të ministrisë si dhe pranë bashkisë së Tiranës ku ishte i ngritur kompleksi i Teatrit Kombëtar kanë mbetur edhe shumë pak inerte. Që prej të dielës në mëngjes, kur edhe u shemb Teatri, është punuar për largimin e inerteve, të cilat kanë qenë të shumtë pasi brenda kompleksit ishte Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental.
Sipas kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ndërtimi i Teatrit të Ri Kombëtar do të fillojë brenda këtij vitit, ndërkohë që me siguri zona do të jetë e pastruar plotësisht.
Komento