Teksa zona e Torovicës është nën pushtetin e ujit për shkak të nivelit të lartë të ujit që kalon 1 metër, një familje që ka hapur dyert e mortit nuk gjen dot zgjidhje për familjarin që është ndarë nga jeta.
Ata kanë kërkuar ndihmë nga forcat e ushtrisë që të ndërhyhet me mjete lundruese për ta përcjellë për në banesën e fundit. Rreth orës 12:00 është bërë e mundur marrja e trupit të pajetë me mjetin e ushtrisë.
Në fushën e Torovicës janë të permbytura rreth 500 hektarë tokë bujqësore si dhe janë të rrethuara nga uji shumë banesa, duke e bërë të pamundur lëvizjen e banorëve.
Lajmi kryesor:
Përmirësohet situata në veriperëndim të vendit, prani e ujit vetëm në 4 banesa në Lezhë! Akset rrugore të lira për qarkullim
//ReportTv.al