Zona TEDA, drejtori në bashkinë e Tiranës: Pritet të vijë industria automotive, do akomodohen 40 kompani e 5000 punonjës

7 Qershor, 19:58| Përditesimi: 7 Qershor, 20:10

  • Share

Zonat e lira ekonomike do të jenë realiteti më i ri në Tiranë, teksa pritet që vitin e ardhshëm të hapet TEDA në Kashar, një qendër e cila pritet të thithë kompani që operojnë në sektor të punëve të qëndrueshme të së ardhmes.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë e Tiranës, Genc Kojdheli ishte në Studio Live në Report Tv, teksa sqaroi për Arbër Hitajn më shumë detaj nga TEDA.

'Ka disa zona ku do të favorizohen bizneset të hyjnë aty, do ketë zbritje TVSH nëse  investon në trajnim, në zhvillim, në transferimin teknologji. Nuk janë zona taksimi zero. Personalisht dhe shumë njerëz mendojnë se zonat pastërtisht ekonomike nuk janë të favorshme pasi shtetit fiton pak. Ka shtete  e bëjnë pasi kanë ekonominë të fortë. Në rastin konkret na intereson të vijnë vende punë të qëndrueshme afatgjatë. Nuk sjellin punë të pakualifkuara,. Shpresojmë të sjellin punë afatgjatë, para teknologji që nuk i gjen ndryshe pa ardhur kompani të tilla. Zona ka qenë Kashari, siç quhet TEDA Kashar.'

Vendodhja e TEDA-s do të jetë në Kashar dhe pritet që fillimin e vitit të ardhshëm të përfundojë struktura akomoduese e qendrës.

'Është paralel me autostradën Tiranë Durrës. Aty është një hapësirë shumë e madhe, i janë bashkangjitur dhe disa prona. Është krijuar një hapësirë e madhe. Do vijojmë me ngritjen e infrastrukturës mbështetëse, zyrat e doganës. Kjo është TEDA e parë, zona e parë që jo vetëm bëhet realitet, por do menaxhohet nga shteti. Operatori do jetë një entitet i bashkisë Tiranë.'

Kojdheli shton se pritet të vijnë në këtë qendër deri në 40 kompani.

'Kapaciteti mendohet nga 5 mijë deri në 7 mijë vende pune, pritshmëria jonë për 40 kompani. Mund të ketë dhe kompani të mëdha. Nëse ne e shikojmë një kërkesë të madhe për më shumë terren ka kapacitet edhe për t’u zgjeruar. Ky është qëllim sa i përket numrave. Përmirësimi i infrastrukturës dhe faza e dytë do mbarojë brenda vitit, dhe muajt e parë të vitit 2025 struktura pritëse do jetë gati për të lidhur kontratat e para me kompanitë që do duan të operojnë tek TEDA Tiranë.'

Më tej ai liston prioritetet teknologjike dhe ekonomike që pritet të akomodojë TEDA, me interes edhe tek industria automotive, por jo vetëm.

'Kemi listuar prioritet teknologjike dhe ekonomike që i përkasin të ardhmes. Nëse prodhoni produkte ushqimore nuk futet dot në TEDA, një fason nuk futet dot. Por një industri që prodhon automobila mund të futet në TEDA. Të gjitha format e teknologjisë ICT, advance BPO, industri bioteknologjike, bio farmaceutike, i mungojnë tregut dhe garantojnë vende pune afatgjata.'

Deri më tani sipas Kojdheli shumë kompani ndërkombëtare kanë shprehur interes, kompani që operojnë në fushën e industrisë automotive, teknologjike apo bioteknologjike

'Kemi pasur disa shprehje interesi nga kompani teknologjike nga Izraeli, Italia, Franca, Hollanda, Britania. Po bashkëpunojmë shumë ngushtë me AIDA-n për të lançuar TEDA në forume ndërkombëtare.

Industri automotive, teknologjike, bank center, e prodhimit të paneleve diellore. Ka shumë industri dhe kompani që kanë shprehur interes me kushtin që tu facilitojmë hyrjen në tregun shqiptar. Zgjidhjen me shumë pronar pronash. Ne do aplikojmë green field, që kompanitë të ndërtojnë strukturat sipas nevojave që kanë. Nëse zgjedhin që ta ndërtojmë ne, do ekuivalentohet përmes rritjes së qerasë.'

Kojdheli shton më tej se synim është që kompanitë e huaja në TEDA të punëosjnë vendas dhe jo të sjellin të huaj.

'Nuk kemi asnjë qëllim së bashku të sjellim operatorë që sjellin punëtor nga jashtë. Synojmë një regjim të ulët taskash, çmime tepër konkurruese sesa private për akses në truall dhe të gjithë setin e faciliteteve. Ne shpresojmë e kombinuar me rroga goxha të ulëta me vende të ngjashme. Janë disa avantazhe krahasimore. Të mos vijnë të punësojnë njerëz dhe të ikin.'   

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?