Deputetët e mazhorancës mbrojtën draftin e ndryshimeve në ligjin “Për zonat e mbrojtura”, i cili sipas tyre do të eleminojë pengesat e krijuara në terren zhvillimin e projekteve zhvillimore.
Sipas propozuesve ndryshimet i hapin rrugë investimeve që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të këtyre zonave.
Nisma ka sjellë reagimin e opozitës, ku deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu thotë se ndryshimet ligjore do të ndikojnë negativisht në ekosistemin e zonave të mbrojtura.
“Me këto ndryshime ligjore i hapet rrugë prishjes dhe shkatërrimit të zonave të mbrojtura bregdetare dhe ligatinore të Shqipërisë, duke prekur Liqenin e Shkodrës, ekosistemin Bunë-Velipojë, ligatinat Kune-Vain, Tale dhe Patok, Parqet Kombëtare të Divjakë-Karavastasë dhe të Butrintit, si dhe zonat Vjosë-Nartë e Pishë-Poro”,- ka deklaruar Agalliu.
Drafti kërkon ndryshime edhe për “Parqet Kombëtare”, si zonat me kategorinë më të lartë të mbrojtjes, duke parashikuar të bëhen përjashtime në ato raste kur Këshilli Kombëtar i Territorit, ministria përgjegjëse apo bashkitë mendojnë se investimi është me rëndësisë kombëtare.
Sipas relacionit shoqërues, projektligji ka si qëllim rregullimin e problematikave që kanë lindur si pasojë e zbatimit te ligjit aktual në terren por edhe rregullimin e mardhënies mes pushtetit lokal dhe administratës së zonave të mbrojtura duke shmangur mbivendosjet dhe ngërçin që ligji në fuqi ka krijuar mes zonave me përparësi zhvillimi dhe zonave të mbrojtura.
(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)
Te pangopur jane. I leshon zagaret Rama duke ju thene vidhni po po ju kapen dilini per zot vehtes.Me ate teori qe pergjegjesia eshte personale ruan vehten se ata hajdutet i zgjodha une ne ato poste
Përgjigjuskeni pune ne zonat e mbrojtura mor shkerdhata ..mor kopila..
Përgjigju