Foto ilustruese

Bota

Gaza/ Mbyllen për një ditë qendrat e shpërndarjes së ndihmave, Izraeli paralajmëron palestinezët të mos lëvizin pranë: Zonë luftimi

4 Qershor, 08:16| Përditesimi: 4 Qershor, 09:09

  • Share

 

 

Qendrat e shpërndarjes së ndihmave në Gaza do të mbyllen për një ditë të mërkurën pasi ushtria izeaelite paralajmëroi se rrugët që të çojnë në këto vende do të konsiderohen ‘zonë luftimi’, raporton BBC.

Në një deklaratë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se njerëzve do t'u "ndalohet" hyrja në qendrat e shpërndarjes ose udhëtimi në rrugët që të çojnë në to.

Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një rrjet ndihme i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli, i cili filloi të vepronte javën e kaluar, tha se po i mbyllte vendet e tij për "punë përditësimi, organizimi dhe përmirësimi të efikasitetit".

Të martën në mëngjes, të paktën 27 palestinezë u vranë nga zjarri izraelit pranë një qendre shpërndarjeje, sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile të drejtuar nga Hamasi. Ishte incidenti i tretë vdekjeprurës brenda pak ditësh që ndodhi në një rrugë drejt një vendi të GHF-së (Fondacioni Humanitar i Gazës).

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, bëri thirrje për një hetim "të menjëhershëm dhe të pavarur" mbi ngjarjet.

 “Jam i tmerruar nga raportet për palestinezët e vrarë dhe të plagosur ndërsa kërkonin ndihmë në Gaza dje. Unë bëj thirrje për një hetim të menjëhershëm dhe të pavarur për këto ngjarje dhe që autorët të mbahen përgjegjës.”, deklaroi Guterres.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?