Jona Mullaraj

Kronikë

'Zonja e drogës', arrestohet 36-vjeçarja shqiptare në Itali me 450 kg kanabis! U tradhtua nga bashkëpunëtori i saj, ishte mbështetëse e Lega Nord e Salvinit

2 Dhjetor 2021, 20:37| Përditesimi: 2 Dhjetor 2021, 21:01

  • Share

Një 36-vjeçare shqiptare është arrestuar pasi u kap me 450 kg kanabis në Itali. Jona Mullaraj e cilësuar si 'zonja e drogës'  konsiderohet si personi që bënte trafikun e drogës në zonën mes Monzës dhe rrethinave të Milanos.

Kapja e 36-vjeçares u bë pasi u tradhtua nga bashkëpunëtori i saj 45-vjeçar, i cili sinjalizoi policinë duke thënë se 'ka ndodhur një grabitje në zonën e Milanos'.

Kur polica mbërriti zbuloi dhe sasinë e drogës nga era e rëndë që vinte magazina e ndërtesës.  Jona Mullaraj kishte për detyrë të ruante ngarkesën për 450 kg kanabis që më pas do të trafikohej në Milano

Jona Mullaraj ishte fotografuar shpesh në krah të politikanëve të Lega Nord dhe Mateo Salvini si dhe i ishte bashkuar lëvizjes 'No Vax' kundër vaksinimit antiCOVID. Në rrjetet sociale, 36-vjeçarja shqiptare publikonte statuse që kundërshtonin aplikimin e vaksinës antiCOVID.

Jona Mullaraj dhe Mateo Salvini

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?