Brigitte Macron

Zonja e parë e Francës mbështeti idenë e rivendosjes së detyrueshme të uniformave shkollore, reagojnë partitë e majta: propozim retrogradë!

13 Janar 2023, 22:15| Përditesimi: 13 Janar 2023, 22:20

  • Share

Parlamenti francez hodhi poshtë propozimin për rivendosjen e uniformave për nxënësit e shkollave të mesme, të kërkuara për herë të fundit që në vitet 1960, por që tashmë ka marrë mbështetjen e Zonjës së Parë franceze Brigitte Macron.

Në një intervistë për Le Parisien, Brigitte Macron ka shprehur mbështetjen e saj për uniformat, duke thënë se edhe ajo vetë i ka veshur ato kur ka qenë studente, për plot 15 vite. Politikanët francezë të majtë dhe të gjelbër, po kritikojnë zonjën e parë që është shprehur në favor të uniformave të detyrueshme për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Brigitte Macron, zonja e parë e Francës, ka thënë se beson se rivendosja e uniformave shkollore shkollore mund të trajtonte pabarazinë sociale midis studentëve francezë.

Ajo tha se studentët gjithashtu do të kursenin kohë për t'u veshur dhe para, të cilat nuk do të shpenzoheshin për veshje të markës.

Komentet e saj vijnë pasi Asambleja Kombëtare e Francës debaton një projekt-ligj që, nëse miratohet, do t'i bëjë uniformat të detyrueshme në shkollat ​​publike.

Intervista u publikua në internet të enjten, në të njëjtën ditë që parlamenti i Francës hodhi poshtë një propozim të partisë për të rifutur uniformat.

“Kam veshur uniforma kur isha studente, funde blu dhe pulovra për 15 vjet”, tha bashkëshortja e presidentit.

Në Twitter, Thomas Portes, një parlamentar i Francës Unbowed, akuzoi “të djathtën ekstreme dhe mbështetësit e Macron” se punonin “dor për dorë”.

Cyrielle Chatelain, një anëtare e partisë së gjelbërve Evropa Ekologji, akuzoi Brigitte Macron për mbështetjen e “propozimit retrograd” të Tubimit Kombëtar.

Kërkesa për të veshur një uniformë u hoq nga shkollat publike franceze më shumë se gjysmë shekulli më parë, në vitet 1960.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?