Zonja e parë e Ukrainës thirrje Perëndimit: Ndaloni Putinin, ose nuk do ketë më asnjë vend të sigurt

8 Mars 2022, 22:41| Përditesimi: 8 Mars 2022, 22:43

  • Share

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka publikuar një letër të hapur në faqen e saj në Facebook, ku reflekton atë që ka ndodhur me Ukrainën në dy javët e fundit që nga pushtimi rus.

“Pavarësisht nga organet propagandistike të mbështetura nga Kremlini, të cilët e quajnë këtë një ‘operacion special’ – kjo është, në fakt, vrasje masive e civilëve ukrainas. Ndoshta më e tmerrshmja dhe gjëja më shkatërruese e këtij pushtimi janë humbja e jetëve të fëmijëve. Tetë vjeçarja Alice që vdiq në rrugët e Okhtyrka-s ndërsa gjyshi i saj u përpoq ta mbronte. Ose Polina nga Kievi , e cila vdiq në granatimet me prindërit e saj. 14-vjeçari Arseniy u godit në kokë nga rrënojat dhe nuk mundi të shpëtohej sepse një ambulancë nuk mundi t’i afrohej në kohë për shkak të zjarreve intensive“, shkruan ajo.

Zonja e parë e Ukrainës thotë se presidenti rus Vladimir Putin e ka nënvlerësuar rezistencën e ukrainasve.

“Ndërsa propagandistët e Kremlinit mburreshin se ukrainasit do t’i mirëprisnin me lule si shpëtimtarë, ata janë pritue me kokteje molotov,” shkroi ajo.Zelenska gjithashtu i bëri jehonë kërkesave të bashkëshortit të saj për një zonë ndalim fluturimi mbi Ukrainë. “Mbyllni qiellin dhe ne vetë do ta menaxhojmë luftën në terren. Unë dëshmoj dhe i them botës: lufta në Ukrainë nuk është një luftë “diku atje”. Kjo është një luftë në Evropë, afër kufijve të BE. Ukraina po ndalon forcën që mund të hyjë në mënyrë agresive nesër në qytetet tuaja me pretekstin e shpëtimit të civilëve. Nëse nuk e ndalojmë Putinin, i cili kërcënon të nisë një luftë bërthamore, nuk do të ketë vend të sigurt në botë për asnjë prej nesh”, përfundon ajo.


Lajmi kryesor:

SHBA dhe Britania, embargo naftës ruse! Moska kërcënon të ndërpresë furnizimin me gaz për Europën! Polonia ofron avionët e saj luftarakë për të ndihmuar Ukrainën!


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?