Zonja e Parë Armanda Begaj viziton burgun e grave “Ali Demi” në Tiranë

5 Mars 2023, 11:52| Përditesimi: 5 Mars 2023, 21:45

  • Share

Zonja e Parë Armanda Begaj vizitoi burgun e grave “Ali Demi” në Tiranë, ku 27 vajza dhe gra vuajnë dënimin e tyre. Gjatë vizitës së saj, Zonja e Parë zgjodhi të mbillte disa lule bashkë me vajzat dhe gratë e dënuara.

“Të mbjellim bashkarisht disa bimë që sot nuk janë të çelura, por normalisht me ardhjen e pranverës ato do të çelin, duke ju dhënë një shpresë për jetën, për vazhdimin e saj,” tha ndër të tjera Zonja e Parë gjatë takimit me gratë.

Në fund të takimit, Zonja e Parë dhuroi disa libra të cilat shkuan për fondin e bibliotekës së burgut “Ali Demi”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albanistan: 05/03/2023 14:38

    Ajo hapsirë si në mesjetë e në mes të një zone të banuar,e ai Burg është turp,duhet rehabilitimi i gjithë asaj zone,e një Plan urbanistik i denjë për Tiranën !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?