VIP & Spektakël

Zonja Tefta 14 vite në ekran, kolegët e surprizojnë në transmetim të drejtpërdrejtë

27 Prill 2018, 13:35| Përditesimi: 27 Prill 2018, 13:48

  • Share

Dita e sotme ka qenë e veçantë për Zonjën Tefta, e cila ka mbushur plot 14 vite në ekran, që prej daljes së saj të parë në vitin 2004.

Dy moderatorët e emisionit "Rreze Dielli" në Report TV, Erjona Rusi dhe Alban Musa i kanë rezervuar me këtë rast një suprizë të vogël ndërsa Zonja Tefta ishte në transmetim të drejtpërdrejtë duke gatuar recetën e ditës bashkë me të ftuarën e saj, kuzhinieren Brunilda Meshahu.

Tefta Pajenga, tashmë e shndërruar në një ikonë të Televizionit, sa i përket fushës së gatimit, doli për herë të parë në ekran në TeleNorba Shqiptare, duke sjellë e para formatin e emisioneve të gatimit live në televizionet shqiptare. Tashmë prej më shumë se 5 vitesh, ajo është pjesë e Report TV, ku çdo ditë sjell receta të larmishme gatimi për publikun.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?