Kreshnik Spahiu

Opinion

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për mandatin 5 dhe 6

12 Maj, 08:57| Përditesimi: 12 Maj, 10:32

  • Share

Zoti Berisha, ju nuk duhet të jepni dorëheqje sepse ty të “duan” të gjithë:

– të do Edi Rama sepse të ka në projektin e tij për t’ia siguruar mandatin e 5 dhe 6.

–  të duan fëmijët e tu sepse kanë planifikuar ta trashëgojnë si pronë me testament partinë që u krijua studentët e dhjetorit 90 por u privatizua nga ty.

– të duan deputetët injorantë dhe servilë se ti ju fut emrin në listat e mbyllura të parlamentit.

– të duan kryetarët e partive të koalicionit sepse s’kanë kokër vote por ke 20 vjet që ti i fut deputetë në lista të sigurta me logo të PD.

–  të do Ilir Meta sepse partia e tij s’ka më elektorat dhe je i vetmi që e mban në pokitik.

– të do Greqia sepse je e vetmja fije spiunazhi që i ke mbetur për të realizuar projektin e helenizimit të Shqipërisë.

-Të do Rusia sepse je i vetmi që i kundërvihesh projekteve amerikane në Ballkan

– të do çdo oligark i Ramës sepse me ty filluan bizneset duke privatizuar Shqipërinë.

– të do elektorati provincial që s’dinë të shkruajnë shqip dhe emrin ta thonë “lexhendë”

– të do çdo socialist sepse i motivon më shumë që të bashkohen rreth Edi Ramës dhe mos ju shkojë ndërmend të ndryshojnë votën.

– të duan disa analistë që ju jep honorare dhe mban me para portalet dhe mediat e tyre.

Unë ka vite që nuk shoh një politikan ta duan të gjitha palët kaq shumë sa ju Zoti Berisha.

Jo, jo ti nuk duhet japësh dorëheqjen sepse ti i duhesh të gjithëve.

Me ty fiton Shqipëria sa herë që ti humbet.

Ti nuk je burrë të largohesh….

Ti ke frikë të tërhiqesh….

Fundja dorëheqja është për burra fisnikë dhe jo për një zvarranik.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • turp t'ju vije qe krijoni panik per arsye fitimi: 12/05/2025 17:19

    Kreshnik, fjalet e tuaja nuk i lot as topi dhe me pelqen arsytimi jote racional. Te pershendes me shume respekt

    Përgjigju
  • vlonjati: 12/05/2025 16:05

    Respekt Kreshnik! Bravo! Por keto qe shkruan ti dhe jane te drejta e te verteta me pike e me presje jane per burra me pantallona,per njerez me llogjike e jo per krimineele te lindur qe qellimin e vetem kane pasurimin e familjes se tyre kriminale e shkaterrimin e Shqiperise.Dhe as per deputete te tipit Paloka,,Dogjani,Nallbati,per ... te tipit Noka apo "zonja" te tipit Vokshi apo Kalaja!

    Përgjigju
  • Loku: 12/05/2025 15:35

    Bravo kreshnik e Ke qar, sali Kellira , mortja e mori PD ne qaf, na Ka Bo me zemer 16 vjet opozit.

    Përgjigju
  • Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 12/05/2025 11:57

    Respekt Kreshnik Spahiu sali kriminel hajdut bajga e mori atē qē meritonte noc rokun.

    Përgjigju
  • E DREJTA: 12/05/2025 09:23

    BRAVOOOOOOO

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?