'Zoti donte që të shpëtonim', digjet furgoni me të cilën udhëtonte Ermal Mamaqi, Inva Mula dhe VIP-a të tjerë (VIDEO)

31 Korrik 2020, 10:54| Përditesimi: 31 Korrik 2020, 11:35

  • Share

Furgoni me të cilin udhëtonin Ermal Mamaqi, Inva Mula Mirela Sula dhe disa personazhe të tjerë të njohur është shkrumbuar në afërsi të Tropojës para një ore. Lajmin e ka bërë publik në rrjetet sociale vetë shkrimtarja Sula, e cila ka filmuar gjithë ngjarjen.

Ajo tregon me video se si mjeti me të cilin ata po udhëtonin ka marrë flakë në mes të rrugës, ndërsa fatmirësisht kishin arritur të dilnin në kohë nga mjeti. Ajo falenderon Ermalin, ku sipas saj vetëm falë tij ata janë gjallë tashmë. Pasi vipat kanë dalë nga furgoni, dëgjohen shpërthime dhe zjarri fillon të përhapet edhe në kodrën afër. Në ato momente kritike ata vetëm kanë dalë jashtë me shpejtësi duke lënë brenda çdo objekt që kishin marrë me vete për udhëtimin në malet shqiptare.

“Kjo është makina me të cilën ne ishim nisur për të shkuar në Tropojë dhe Zoti donte që në të shpëtonim, të jemi gjallë.  Ermal falë teje jemi gjallë. Imagjino të ishim akoma aty brenda çfarë do ndodhte, ne duhet të jetojmë akoma. Po mos të kishim qenë rob zoti s’do shpëtonim, falë energjisë së mirë”, shprehet ajo. Ndërkohë që Sula bënte videon, makina ende nxirrte tym nga flakët që e kishin pushtuar, pikërisht në ditën e shenjtë të Kurban Bajramit.

Komento

Komente

  • Liku: 01/08/2020 15:02

    Ik o kokra e paaftesise. Ky mamaqi ..ri edhe nga aksidentet do te beje publicitet. Ti per te qeshur ben vetem kalamajte dhe nje pjese te bathores dhe paskuqanit.

    Përgjigju
  • Iris: 01/08/2020 00:03

    Sic e tregojne vete menyren e jeteses se tyre neper rrjetet sociale,V.I.P.tane fitojne goxha te ardhura nga profesioni I tyre,kuptohet ne krahasim me njerezit e thjeshte e megjithate me ben pershtypje nuk kane aq para sa per nje limuzine te perdorur,por udhetokan me kete rrangalle furgoni te denje per Afriken dhe per xhepat e shqipove te thjeshte,apo jetesa ne rrjetet sociale e ketyre eshte vetem bravado?!

    Përgjigju
  • Ariu: 31/07/2020 20:46

    Mirë që nuk ishte Ami...

    Përgjigju
  • Hason Rufeja: 31/07/2020 20:05

    Mesazh nga Zoti: Nuk bje rufeja ne halen(Ermal me shoke)

    Përgjigju
  • populli: 31/07/2020 17:53

    Rrofte ermali!!! Le ta shitet filmi me encen me £ tani

    Përgjigju
  • Niku: 31/07/2020 17:07

    Per Ermalin duhet ngritur nje kenge. Pastaj Ermali te kandidoje per deputet dhe me pas kryeminister. Vetem nje tip kishte maske nga te gjithe keta, dhe ai e kishte te hequr nga goja. Pastaj ju vjen cudi pse rriten numrat e COVID dhe pse mbyllen kufijte per shqiptaret. Ju duheni mbajtur ne karantine me ushtri sic ua beri I madhi para ca muajsh se nuk mbushni mire. Ishalla semureni te gjithe e te shpetoni por te vuani nje cike, se mbase vini mend. Keto tetat ne fund, hundet e tyre kishin apo I kishin fallco? Si shume te salduara m'u duken.

    Përgjigju
  • Ermal: 31/07/2020 16:52

    Nuk e kuptova pse jeni gjalle fale Ermalit ??? Apo se tha ai hajde tdalim nga makina tbajm foto edhe ateher mori flake makina ???

    Përgjigju
  • Webbinar: 31/07/2020 15:48

    Ej nese doni te beheni te pasur jep ermal mamaqi webinar mesime online qe bejne 4000 euro por ai jua ben me ulje 97 ngaqe jeni njesha dhe gjate kesaj kohe ky milioneri qe na meso si tbohena bosa mer furgonin si çdo sardele vujtme ne ket vendin tone te dashur.

    Përgjigju
  • Shoferi: 31/07/2020 14:57

    Akt-trimi, ngaqe Neve nuk po na e var njeri me , se jemi bere gazi i botes ,qe te bejme pak buje po i fusim nje te djegme makines qe e kemi me siguracion te plote dhe me kete rast edhe bejme nje lajm edhe insurenca na jep nje makine te re.Karagjozat duan tja hedhin policise dhe insurences.

    Përgjigju
  • Teleshikuesi: 31/07/2020 14:54

    Shyqyr që shpëtoi Ermali i her. Ej po mos punoni kaq shum, boni edhe nga pak pushim, jepini kohë motorrit furgonit të kapi veten. Apo të kapim nai lek tani se në shtatorë fillon prap pandemia.

    Përgjigju
  • Lomi: 31/07/2020 14:26

    Aman ju preu bytha per ermalin dhe per inven. Po tbjn mer ca t dojn. Ktu po vdesin rob kot ju thoni ermali me inven. Hajde jari hajde

    Përgjigju
  • Sotir: 31/07/2020 12:37

    Po shoferi cu be? Ti kishit hedhur uje sabratorit se gjithe ajo malore.

    Përgjigju
  • nana: 31/07/2020 12:01

    Shyqyr qe keni shpetu, mos te ju bjer ne mendje cfare keni humb , njeriu i zevendson placken ,po jeta nuk vjen. Qofte zoti me ju , bejeni nje kurban per kete shyqyr , Me behet qejfi si per femijet e mi.

    Përgjigju
  • Taku: 31/07/2020 11:54

    Ermali të shpallet hero i artistëve

    Përgjigju
  • USA: 31/07/2020 11:32

    INVA MULA nuk linde tjeter.Shyqyr zotit shpetuat.

    Përgjigju
    • Inva: 31/07/2020 17:05

      Kisha ngel pa leke se qfacje nuk po jap se zeri nuk punon me,shyqyr qe me erdhi ne ndihme shoqeria duke me thene digje makinen se aty ne France te ta paguajne makinen sikur te ishte e re dhe ashtu bera

    • Erind: 31/07/2020 13:29

      Po po ca behet ti na shpetove jeten

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?