“Zot Dule, Zoti Beleri, efkaristo poli”…Këtë përshëndetje në greqisht të Sali Berishës para emigrantëve shqiptarë në Athinë, ku në krah kishte edhe Fredi Belerin, i akuzuar për masakrën e Peshkëpisë, kryeministri Edi Rama e ironizon përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, të një bufi me fytyrën e kreut të PD-së që falënderon greqisht.
Në Athinë të dielën, Berisha u shfaq i gjunjëzuar para Greqisë dhe premtimet për biznese, e për të rivendosur marrëveshjen e detit të rrëzuar nga gjykata kushtetuese, më shumë sesa për emigrantët ishin mesazhe për lëmoshë e mbështetje ndaj Athinës zyrtare. Në takimin me emigrantët e Athinës Berisha nuk tha asnjë fjalë për Ligjin e luftës apo çështjen çame. Ndërkohë një ditë më parë, në një intervistë për gazetën greke TaNea, kryeministri Rama, tha se pret që ligji i luftës Shqipëri-Greqi të hiqet.
Gjithashtu në miting ishte dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule që mbajti dhe një fjalim. Në fund të sallës, atë ditë në Athinë u pa edhe Mondi Kolila i cili kërkohet nga drejtësia shqiptare për fyerje të simboleve kombëtare në Gjirokastër për të cilën është dënuar në mungesë me 8 vite e 6 muaj burg.
Komente

salu,dule dhe medi,ju jeni antishqiptare jeni turpi vendit
Përgjigju