Ditën e fundit kur përcolli të birin për në banesën e fundit, nëna e Aldi Ramës, Valbona Kolgjini publikoi në ‘Facebook’ foton e 21-vjeçarit.
Aldi Rama i braktisur nga dy prindërit e tij pasi u divorcuan, jetonte me gjyshërit e tij në Lezhë, por varrimi u mbajt në Durrës, aty ku jeton nëna e tij.
Në foton e postuar, miq e të afërm të nënës së tij, kanë shprehur ngushëllimet e tyre. Disa kujtojnë buzëqeshjen e tij, e të tjerë urojnë që shpirti i tij të prehet në paqe. Sigurisht mbështetja më e madhe shkon për nënën që humbi të birin.
“Zoti të dhëntë forcë. Qoftë banor i Xhenetit, engjëll ishte. Zoti i gjykoftë ata që e dënuan.
Ngushëllime për humbjen tragjike të birit tuaj.
Dhimbja nuk gjen fjalë. U prehtë mes engjëjve të Parajsës.
Shpirti motrës, shpirti jot u preftë në paqe. Buzëqeshja jote do jetë gjithmonë në zemrën time. Zëri jot në veshët e mi. Të dua. Gjithmonë do jesh gjallë në zemrën time.
Ngushëllime për të dyja familjet. Të dy ishin bij nënash. Jeta kjo është, mjafton një moment dhe çdo gjë mbaron. T’ju ketë lënë uratën”, janë disa prej komenteve.
Aldi Rama ekzekutoi mëngjesin e 28 shtatorit në Ishull Lezhë nënkomisarin Saimir Hoxha, vetëm se ky i fundit i kërkoi dokumentin e identifikimit. Pas 6 orë kërkimesh nga policia, 21 vjeçari u gjet i vetëplagosur në një argjinaturë në Vain të Lezhës, ndërsa humbi jetën disa orë më vonë te spitali i Traumës në Tiranë.
Aldi Rama, i rritur nga gjyshërit, pasi prindërit i kishte të divorcuar, ishte me precedent të mëparshëm penal. Në moshën 18-vjeçare kishte përfunduar në burg, pasi ishte akuzuar për vjedhje dhe posedim kanabisi, ndërkohë që ishte kallëzuar edhe nga e dashura e tij për dhunë fizike. Edhe në vitin 2020 ai është ndaluar sërish për mbajtje pa leje e armëve të ftohta.
Ore pytja qe behet eshte cfar brezi rrisim dhe edukojm????????????????? Kur prinderit marin rrugen per lesh cfar do presesh???? detyrimisht ky eshte fruti. Mjer cfar zen e keqja me keta lloj tipash shkon si qeni ne vresht.
PërgjigjuZoti ju denofte ju qe e late rrugeve,ke dy gjynahe mbi koke,ate qe vrau yt bir biologjik sepse ne fakt nuk e njihje dhe gjynahu tjeter qe ai vrau vehten.Problemi nuk eshte te lindesh femije,por t'i rritesh dhe t'i edukosh,e bejne dhe kafshet qe kujdesen per klyshet e tyre deri sa behen te afte qe te mbijetojne
PërgjigjuTë kishte bërë një cung të ngrohej për dimër do të ishte më mirë!!
Përgjigju