Reperi Majk

VIP & Spektakël

“Zoti më faltë mëkatet”, Majk i dhuron vetes një femër të zhveshur

27 Nëntor 2018, 15:34| Përditesimi: 27 Nëntor 2018, 15:38

  • Share

Reperi Majk përveç suksesit që ka pasur në muzikë, është përfolur shumë herë edhe për femrat e shumta që e kanë rrethuar gjatë gjithë kohës. Ditën e sotme këngëtari ka ditëlindjen dhe ka uruar veten e tij me një dhuratë të veçantë.

Ai ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet një femër e zhveshur që gjysmën e trupit të saj e ka të futur brenda në makinë. “Zoti më falte për mëkatet e mia dhe gëzuar ditëlindjen,”- shkruan Majk krahas fotos erotike, që mund të jetë edhe thjesht një foto interneti.

Majk u bë baba i një djali gjatë lidhjes që pati me modelen Majlinda Zeka. Më pas reperi u hodh në krahët e një tjetër modeleje me emrin Melita Nushi por u ndanë brenda pak muajsh. Së fundmi ylli i “Pasha jetën” u përfol për një lidhje sentimentale me një bukuroshe 18-vjeçare por që dyshja e mohoi.

Foto e publikuar nga Majk në Instagram 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?