Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj
Kryebashkiaku i Tiranës ka uruar sot (30 mars) besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit dhe përmbylljen e një muaji agjërimi.
Duke uruar përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Veliaj uroi gjithashtu edhe që “Zoti t’ua pranojë lutjet dhe t’ua shpërblejë sakrificat”.
“Gëzuar Fitër Bajramin! Urime të gjithë besimtarëve myslimanë me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit!
Zoti jua pranoftë lutjet dhe shpërbleftë sakrificat tuaja. Qoftë ky Bajram një ditë feste për të gjithë besimtarët musliman dhe çdo familje shqiptare; qoftë një burim dashurie për të afërmit tuaj, e sjelltë paqe e mirësi për të gjithë ju!”, shkruan kryebashkiaku në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook.
Veliaj ndodhet i paraburgosur që prej datës 10 shkurt të këtij viti, me urdhër të SPAK dhe masë siguria nga GJKKO.
Urimi i kryebashkiakut Veliaj në Facebook
Lajmi kryesor:
Politika uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, Begaj: Të jemi të bashkuar në shërbim të interesit kombëtar! Spiropali: Mbarësi e më shumë dashuri
A.Q/ReportTv.al
