Fëmijët e ish-deputetit të ndjerë Dritan Priftit

Politikë
VIP & Spektakël

‘Zoti të ka në krahët e tij’, një vit pa Dritan Priftin, fëmijët përlotin rrjetin: Të shoh kudo ba (Foto)

13 Tetor 2018, 17:03| Përditesimi: 13 Tetor 2018, 17:18

  • Share

Ditën e djeshme Dritan Prifti, ish-ministri i Energjetikës bëri plot një vit që është ndarë nga jeta. Vajza e tij e vogël Livia ka kujtuar të atin e ndjerë me anë të një statusi në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar një foto me portretin e Priftit duke i kushtuar disa rreshat të ndjera.

Foto e publikuar nga Livia Prifti 

“Çdo ditë unë shikoj botën dhe të shikoj ty në gjithçka dhe në çdo kohë. Ti u bëre drita ime udhëzuese çdo natë dhe dielli im çdo ditë. Më mungon kaq shumë baba,”- shkruan vogëlushja krahas fotos.

Livia është mjaft e vogël në moshë por ka një llogari në Instagram mjaft aktive, ku poston momentet nga më të veçanta nga jeta  e saj. Gjithashtu edhe djali i ish-deputetit ka postuar një foto në kuadër të kësaj dite të veçantë. Krahas një fotoje ku shihet varri i Prifit Davidi shkruan: “Zoti të ka në krahët e tij baba, unë të kam në zemër.”

Foto e postuar nga David Prifti 

Drita Prifti ish-ministri i Energjetikës  dhe deputeti i LSI-së u nda nga jeta tetorin e kaluar si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në gjak. Prifti la pas bashkëshorten dhe 4 fëmijë, 3 djem dhe vajzën Livia.

1/2
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?