Bota

'Zoti Trump fu*k off', eurodeputeti danez 'lëshon gjuhën': Groenlanda nuk është në shitje (VIDEO)

22 Janar, 17:00| Përditesimi: 22 Janar, 17:12

  • Share

Politikani danez Anders Vistisen u kritikua për përdorimin e gjuhës ofenduese gjatë diskutimit për administratën re të SHBA, në parlamentin evropian të Strasburgut të martën (21 janar).

Vistisen, një anëtar i grupit të krahut të djathtë Patriots for Europe, iu referua komenteve të Presidentit Donald Trump në lidhje me kontrollin e Grenlandës për të garantuar sigurinë ndërkombëtare.

Trump ka shprehur interes për ta bërë Grenlandën, një territor autonom i Danimarkës, pjesë e SHBA-së që nga rizgjedhja e tij në nëntor.

"Grenlanda nuk është në shitje”,- theksoi eurodeputeti danez.

K.M/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?